
Tarifa në Rrugën e Kombit që po ju vjedh 80 lekë, Qafoku: Skandaloze!
Dritare.net
Roland Qafoku e cilësoi skandaloze dhe një vjedhje të hapur, taksën që paguhet në lekë në traun e autostradës Milot-Morinë. Komenti i gazetarit Qafoku erdhi pas vëzhgimit që Dritare TV bëri në rrugën e Kombit, për të cilën taksa që koncesionari merr në euro, është më e lartë nëse paguhet në lekë.
“Më mjaftoi informacioni i kronikës tuaj, si dhe dua të përgëzoj dritare.net dhe Dritare TV që tërheq vëmendjen për një gjë të tillë. Ju jeni Web TV, por në të vërtetë jeni një dritare internacionale, sepse këto janë rrjete internacionale. Kjo problematik që ju keni sjell në vëmendje kërkon guxim dhe një vëmendje të shtuar. Për mua kjo situatë është skandal, pasi kursi i euro ka qenë në rënie për shumë kohë, nuk dihet që kur ka qenë 132. Sot euro është 117 dhe nuk ka shqiptar të mos kryej veprime me euro.
Unë në Morinë kam shumë kohë pa shkuar, por ja se çfarë mësova. Ky kurs nuk mund të ndryshoj ndoshta brenda 24 orëve, por jo për një kohë kaq të gjatë. Kjo kërkon një vëmendje dhe monitorim të shtuar të shtetit. E vlerësoj këtë që Dritare ka bërë dhe duhet shpërndarë kjo video dhe ky lajm sa më shumë, pasi është një problem jo i vogël është një vjedhje e hapur.”,u shpreh Qafoku./M.T/dritare.net

















