Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Takimi i fundit Tirana-Crvena Zvezda në 1945/Sot sërish përballë në Air Albania

Takimi i fundit Tirana-Crvena Zvezda në 1945/Sot sërish

Crvena Zvezda, skuadra kampione e Serbisë, do të përballet sonte në orën 20:00 me skuadrën kampione të Shqipërisë, me Tiranën, në stadiumin Air Albania. Ndeshja e fundit e tyre, është zhvilluar në vitin 1945, sërish në Tiranë. Këtë detaj e zbulon analisti nga Kosova, Agron Maliqi, në twitter.

Takimi i fundit Tirana-Crvena Zvezda në 1945/Sot sërish

"Tirana pret sonte Crvena Zvezda për kualifikimin në grupet e Ligës së Kampionëve. Ndeshja e tyre e fundit ishte në vitin 1945, gjithashtu në Tiranë. Një ndeshje e qetë, pa tensione. Ndeshja sot do të luhet pa tifozë. Por për të qenë të sigurt, policia po merr masa për të parandaluar dronet", shkruan Maliqi.

Tiranën sonte e pret një sfidë delikate. Kjo ndeshje do të luhet pa tifozë, por sigurisht që nga ekrani do të ndiqet jo vetëm nga tifozët bardheblu, por nga gjithë shqiptarët për shkak të ngarkesës emocionale që mbart. Ndeshja e sotme është e rëndësishme për Tiranën, jo vetëm për rrugëtimin në Champions, por një të siguruar një fitore morale ndaj një ekipi nga Serbia./L.F-dritare.net