Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Studiuesi Akri Çipa: Ja pse Gjermania nuk përkrah embargon e SHBA ndaj gazit rus!

Studiuesi Akri Çipa: Ja pse Gjermania nuk përkrah embargon e SHBA

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare Akri Çipa komentoi nga New York embargon e SHBA ndaj naftës dhe gazit rus. Sipas Çipës, masa e Biden është shumë domethënëse por mbetet për t’u parë nëse do përkrahet nga vendet evropiane, të cilat kanë varësi nga gazi rus, ku ndër ta përmend Gjermaninë.

“Masa e Biden ndaj Rusisë për embargon e naftës dhe gazit është domethënëse. Megjithëse importet e drejtpërdrejta të SHBA nga Rusia janë të një sasie të limituar. Presioni mund të vijë duke tërhequr edhe vende evropiane. Por ka një hezitim nga Gjermania, që ka një varësi të madhe nga gazi rus. Kancelari Scholz tha se do të ketë më shumë kosto për vendet evropiane se sa mbi Rusinë. Mbetet për t’u parë nëse Gjermania do përkrahë sanksionet e gazit. Mbetet për t’u parë se sa bindëse do të jetë SHBA ndaj vendeve evropiane.”, u shpreh studiuesi Akri Çipa./Dritare.net