Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK zbardh vrasjen e Vajdin Lames/ Ambasadorja Kim: Nuk do të jetë rasti i fundit!

SPAK zbardh vrasjen e Vajdin Lames/ Ambasadorja Kim: Nuk do të jetë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Vajdin Lames, ndodhur 15 vjet më parë.

Kim shkruan se SPAK ka marrë përsipër një rast të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ky nuk do të jetë i fundit. Ajo inkurajon SPAK të vijojë punën në zbardhjen e ngjarjeve të rëndësishme.

“SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK, dhe nuk do të jetë i fundit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla”, shkruan Kim./L.F-dritare.net