Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot shi i fortë!

Sot shi i fortë!

Dita e sotme do të karakterizohet nga reshje të forta shiu, kryesisht në veri dhe jug të Shqipërisë.

Qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër rrezikojnë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Po ashtu, në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të paraqiten përmbytje të lokalizuara, të varura edhe nga gjendja e kanalizimeve.

Reshjet pritet të rrisin ndjeshëm prurjet e lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Në Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri në shumë intensive, ndërsa në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Elbasan reshjet do të jenë kryesisht intensive. Qarqet e tjera do të kenë reshje mesatare me momente intensifikimi. Shiu në të gjithë territorin mund të shoqërohet me shtrëngata.

Në zonat malore të Veriut dhe Lindjes, mbi 1000 metra lartësi, reshjet parashikohen të jenë në formë dëbore.


Temperaturat e ditës
Bregdet: 12 – 13°C
Zona të ulëta: 11 – 12°C
Zona malore: 6 – 8°C