Na ndiqni edhe në

Bota

Nga Shtëpia e Bardhë! Trump dhe Melania falin gjelat para Ditës së Falënderimeve!

Nga Shtëpia e Bardhë! Trump dhe Melania falin gjelat para Ditës

Donald dhe Melania Trump zhvilluan sot ceremoninë tradicionale të “faljes së gjelit”, një ritual që zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në prag të Ditës së Falënderimeve.

Edhe pse Dita e Falënderimeve festohet nesër, më 27 nëntor, kjo ceremoni mbahet zakonisht 1–2 ditë përpara festës, sipas traditës dhe axhendës së presidentit amerikan. Për këtë arsye, çifti presidencial e realizoi faljen e gjelit sot në Kopshtin e Trëndafilave.

Gjatë ceremonisë, Donald Trump “fali” simbolikisht një tufë gjelash, duke i shpëtuar ato nga tavolina e festës një zakon humoristik që presidentët e SHBA e kryejnë prej dekadash. Ky akt është bërë një pjesë e pandashme e atmosferës së Falënderimeve dhe synon të sjellë pak humor e simbolikë në prag të festës së madhe familjare.

Falja e gjelit është një mënyrë për të shënuar fillimin e zyrtar të festimeve të Falënderimeve, një ditë që amerikanët e përdorin për të shprehur mirënjohje, për të kaluar kohë me familjen dhe për të ndarë ushqimin tradicional, ku gjeli i detit është pjata kryesore./E.P-dritare.net