Sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun!
Dritare.net

Në Apelin e Posaçëm sot në orën 11:00 do të zhvillohet seanca për zv.kryeministren Belinda Balluku dhe vartësit e saj. Balluku ka kërkuar në Apelin e GJKKO-së heqjen e dy masave të sigurisë, atë të pezullimit nga detyra si edhe ndalim e daljes jashtë shtetit.
Kjo seancë zhvillohet në një kohë kur SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut. Kërkesë kjo e imponuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka rikthyer në detyrë Ballukun deri në shqyrtimin e ankimit të kryeministrit Rama, për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes GJKKO-së dhe Këshillit të Ministrave.
Belinda Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderë për tenderin për Tunelin e Llogarasë me fond limit 190 mln euro. Ndërkohë, SPAK zyrtarisht ka nisur hetimet ndaj saj jo vetëm për lotin 4, por për të 7 lotet e Unazës së Madhe, projekt për cilin janë prokuroruar 450 mln euro./E.P-dritare.net