
Sot përkujtohet dita e shenjtërimit të Nënë Terezës
Dritare.net
Sot shënohet përvjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, murgeshës shqiptare me famë botërore, e cila u njoh për veprimtarinë e saj të palodhur në shërbim të të varfërve dhe nevojtarëve. Më 5 shtator 2016, në një ceremoni madhështore në Vatikan, Papa Françesku shpalli Nënë Terezën Shën Tereza të Kalkutës.
Figura e saj është kthyer në simbol të dashurisë, përkujdesjes dhe humanizmit në mbarë botën, ndërsa për shqiptarët mbetet krenaria më e madhe kombëtare. Përvjetori i shenjtërimit përkujtohet çdo vit me aktivitete të shumta fetare e kulturore, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe diasporë.
Nënë Tereza, e lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, kaloi jetën e saj në shërbim të njerëzimit, duke themeluar Misionaret e Bamirësisë, që sot veprojnë në dhjetëra vende të botës. Vepra e saj e madhe e dashurisë mbetet një frymëzim i përjetshëm për njerëzimin./L.F-dritare.net

















