Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot mbyllet faza e propozimeve për çmimin “Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit”

Sot mbyllet faza e propozimeve për çmimin “Mirash Ivanaj

Sot është dita e fundit për të paraqitur propozime në kuadër të Çmimit “Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit”, edicioni pilot 2026, një nismë e Fondacionit M. & M. Ivanaj Institut, e dedikuar vlerësimit të përkushtimit dhe ndikimit real të mësuesve në arsimin publik.

Sot mbyllet faza e propozimeve për çmimin “Mirash Ivanaj

Faza e propozimeve, e hapur për publikun, u ka dhënë mundësinë nxënësve, prindërve, kolegëve dhe komunitetit të propozojnë mësues dhe mësuese që kanë spikatur për profesionalizëm, integritet dhe kontribut të qëndrueshëm në edukimin e brezave. Krahas mësuesve aktivë, kjo nismë përfshin edhe një kategori të veçantë për mësues në pension, si shprehje mirënjohjeje për kontributin e tyre afatgjatë.

Propozimet pranohen deri në fund të ditës së sotme përmes formularit digjital. Pas mbylljes së kësaj faze, Fondacioni M. & M. Ivanaj Institut do të kalojë në procesin e verifikimit dhe analizës së të dhënave, për të vijuar më pas me fazat e ardhshme të përzgjedhjes dhe votimit.

https://ivanaj-foundations.org/sq/mesuesivitit/

Çmimi “Mirash Ivanaj Mësuesi i Vitit” synon të forcojë kulturën e mirënjohjes ndaj mësuesit dhe të vendosë në qendër të vëmendjes rolin e tij thelbësor në shoqëri./dritare.net