Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Skënder Brataj: Pranvera do të jetë kritike. Po diskutojmë për masa shtesë!

Skënder Brataj: Pranvera do të jetë kritike. Po diskutojmë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sot i ftuar në News24 tha se Komiteti Teknik i Ekspertëve, po diskuton për masa të tjera shtesë, në rast se do të ketë përkeqësim të situatës aktuale. Ai u shpreh se edhe në muajt e pranverës, situata do të jetë kritike, ndërsa vendimet do të merren bazuar në të dhënat e fundit të pandemisë në vend.

“Në dy apo tre ditët e fundit rritjet janë stabilizuar, pra po arrijmë në atë fazën e sheshtë, më pas nis zbritja. Edhe një minimum pak më pozitiv tregon menaxhim e kontroll të situatës. Po diskutohet për masa të tjera, po bëjmë të njëjtën gjë si vendet e tjera. Do të shohim së shpejti situatën dhe do vendosim. Nëse ka përkeqësim nuk mund të tolerojmë situatën. Kritike për mua është edhe pranvera”, tha Brataj. Më herët ai propozoi që ora policore të nisë në orën 18:00, ndërsa tha se vatrat më të rrezikshme janë baret dhe restorantet. /L.F-dritare.net