Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Skandali/ Qumështi pluhur përmbyt Shqipërinë!

Skandali/ Qumështi pluhur përmbyt Shqipërinë!

Mjeku-veteriner, Aleksandër Jorgaqi në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV tha se sot kompanitë e prodhimit të qumështit, përdorin vetëm qumësht pluhur.

“Më përpara në fabrikat e qumështit shkonin kamionë me bidonë dhe dilnin kamionë me shishe qumështi, tani shkojnë kamionë me arka me qumësht pluhur dhe dalin me shishe. Nuk ka prodhim blegtorie në Shqipëri, është qumësht pluhur. Të gjitha kompanitë reklamojnë qumësht pluhur”.

Ky merak i mjekut në pension, mori mijëra shikime në Dritare TV, qindra komente dhe shpërndarje masive në rrjet.

Kjo vërtetoi se shqetësimi është i përbashkët, jo vetëm për vërtetësinë e asaj që tha zoti Jorgaqi, por edhe për faktin se askush nuk e ngre zërin e askush nuk e bërtet këtë fakt.

“Qeveria e di, ne e dimë. Por asnjërit nuk i intereson ta thotë. Sepse nuk kanë çfarë bëjnë, se nuk kanë çfarë hanë pastaj. Ja e thashë unë ky qumësht është pluhur, ku do vesh ti pastaj të marrësh qumësht?”

Disa prej komenteve:

Të gjitha fabrikat dhe baxhot më të largëta punojnë me qumësht pluhur, niseshte ose produkte të lëngëta me bazë qumështi që importohen.

Skandali/ Qumështi pluhur përmbyt Shqipërinë!

Qeveria i ka specialistët për të kontrolluar por nuk i bëhet vonë, janë të paaftë dhe përtacë. Po na marrin në qafë.

Kjo është shumë e vërtetë, por ku të ankohemi. Është komplet mashtrim, po na vrasin me pahir.

Nuk çalon vetëm te qumështi. Ne e dimë mirë se qumësht origjinal si dikur nuk ka. Po kimikatet, po mielli, po fabrikat e përpunimit të mishit, pra ne ushqehemi por nuk dimë se çfarë hamë.

Është i pastër nuk i vjen era as lopë as dele as dhi. Prandaj kjo është jeta moderne që e pranuam vetë për të zhdukur jetën primitive që ishte me bagëti dhe me bujqësi duke thënë më mirë pak e sak se shumë e për lumë.

Skandali/ Qumështi pluhur përmbyt Shqipërinë!

Shumë e saktë, dallohet në shije komplet qumësht pluhur e ujë, plus kot bëjnë reklama, por ne nuk kemi ku të shkojmë.

Askush nuk shqetësohet çfarë tregtohet në këtë vend. Gjithçka prodhohet me hormone dhe pesticide, mbi normat e lejuara, të gjithë e dimë e të gjithë heshtim. Nuk gjen asgjë bio, nuk ka qumësht e djathë, është me përzierje dhe esenca, kudo sheh të shkruhet djathë dhie e lope, ama nuk sheh dhi e lopë askund, nuk gjen perime e fruta vendi bio, kemi harruar aromën, erën dhe shijen e frutave.

Skandali/ Qumështi pluhur përmbyt Shqipërinë!Skandali/ Qumështi pluhur përmbyt Shqipërinë!

Skandali/ Qumështi pluhur përmbyt Shqipërinë!Skandali/ Qumështi pluhur përmbyt Shqipërinë!

Ish-drejtori i ndërmarrjes bujqësore, Aleksandër Jorgaqi i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV tregoi se në vitet '90 në Shqipëri ishin 3 milionë dele, ndërsa sot janë shumë më pak se 1 milionë, sepse nuk ka njerëz që punojnë me bagëtinë.

Veterineri 90-vjeçar e mbyll intervistën në Shqip nga Rudina Xhunga me kërkesën që shteti të subvencionojë bujqësinë, pasi po vazhduam të gënjejmë veten, do të përfundojmë të blejmë qumësht në farmaci./L.F-dritare.net