Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Skandal/ Moderatorja e RTK i referohet Kosovës si, Kosova dhe Metohija

Skandal/ Moderatorja e RTK i referohet Kosovës si, Kosova dhe Metohija

Moderatorja Aleksandra Dogangjiç e Radio Televizionit të Kosovës 2, një kanal kombëtar, që transmeton në gjuhën serbe, në një edicion lajmesh i është referuar Kosovës si "Kosova dhe Metohija”.

Kosova dhe Metohija, është e ndaluar të përdoret në Kosovë, pasi ky term është përdorur për Kosovën, nga Serbia dhe Millosheviçi.

Dogangjiç për herë të parë në një transmetim të lajmeve në RTK2 kishte përdorur këtë term edhe në dhjetor 2018, pas së cilës ishte pezulluar për një muaj nga puna.

Drejtori i RTK ka paraajëmruar sanksione ndaj gazetares .

“Nuk e kam parë ende rastin, por absolutisht nuk është e lejuar kjo gjuhë. Nuk ka ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe në institucionet tona nuk është e lejuar kjo gjuhë. Gazetarja nuk guxon ta përdor këtë term, sepse sanksionohet me rregullore”, ka thënë drejtori i RTK./ I.M-Dritare.net