Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Singapor/ 10 mijë dollarë gjobë kush pi cigare elektronike

Singapor/ 10 mijë dollarë gjobë kush pi cigare elektronike

Qeveria e Singaporit ka intensifikuar goditjen ndaj vapes dhe cigareve elektronike, duke vendosur masa shumë të rrepta për përdoruesit dhe shitësit. Cigaret elektronike janë të ndaluara që nga viti 2018, por tregu i zi vazhdon të lulëzojë, veçanërisht për produktet e rrezikshme të njohura si K-pods, të ndotura me anestetik etomidate.

Ata që kapen duke përdorur vapes mund të përballen me gjoba deri 10,000 dollarë, rehabilitim shtetëror ose madje rrahje me shkop (caning). Shitësit e vapes rrezikojnë deri në 20 vjet burg dhe 15 goditje me shkop. Të huajt janë po ashtu të ekspozuar ndaj të njëjtave ndëshkime dhe deportimit.

Autoritetet kanë vendosur “kosh” për dorëzimin e pajisjeve pa ndëshkim dhe kanë ngritur një linjë për të raportuar përdoruesit. Vetëm në 9 javët e para u regjistruan mbi 2,600 raportime.

Singapori ka nisur gjithashtu fushata të mëdha shëndetësore, përfshirë reklama publike dhe në rrjetet sociale, për të paralajmëruar rrezikun e nga cigaret elektronik, veçanërisht për të rinjtë. Shumë njerëz mbështesin këtë qasje strikte, duke e konsideruar të nevojshme për mbrojtjen e komunitetit nga droga.

Megjithatë, disa përdorues thonë se masa janë tepër të ashpra dhe kufizojnë zgjedhjen personale, duke i detyruar disa të kthehen tek cigaret tradicionale. Ekspertët e shëndetit publik argumentojnë se ndalimi i plotë ka parandaluar përhapjen e cigareve elektronike dhe ka kufizuar përdorimin e K-pods midis të rinjve, duke parandaluar një “epidemi të re”.

Singapori mbetet ndër vendet më strikte në botë për vaping, krahasuar me vende si Mbretëria e Bashkuar, ku përdorimi i cigareve elktronike shihet si një alternativë më pak e rrezikshme ndaj duhanit.

Në Shqipëri ka gjithashtu ka një përdorim masiv të cigareve elektronike. Media gjithashtu ka luajtur rolin e saj, duke e promovuar si një cigare jo të dëmshme dhe si një opsion për të lënë duhanin. Dritare TV për një kohë të gjatë ka ngritur alarmin për përdorimin e vape dhe IQOS nga adoleshentët dhe fëmijët.