
Si u vra i riu në Tiranë! Gazetari Igli Çelmeta tregon detajet tronditëse!
Dritare.net
Pak orë pasi trokiti mesnata mbrëmjen e shkuar një 19-vjeçar mbeti i vrarë në kryeqytet pas konfliktit me dy të rinj. Stiven Toshkezi humbi jetën pas sherrit me Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj. Gazetari i kronikës, Igli Çelmeta i ftuar në DritareTv tregoi se si ndodhi ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.
“19-vjeçarit iu morë jeta në lule të rinisë, në mënyrë të padrejtë për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi sapo kishte trokitur mesnata, kur 19-vjeçari i cili punonte montazhier në një televizion, bashkë me një shokun e tij po ktheheshin nga puna. Rreth 100 metra afër banesës së tij, në rrugën “4 dëshmorët”, dy 18-vjeçarët e kanë qëlluar me armë të ftohtë duke i shkaktuar plagë të rënda. Ishte krim makabër, pasi e ka goditur me hanxhar disa herë duke i dhënë plagë të rënda në trup. Ai tentoi të largohet. Ishin familjarët e viktimës dhe dëshmitarët okularë që e transportuan për nj spital, ku fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Zanafilla e kësaj ngjarjeje është dy javë më parë. 19-vjeçari, bashkë me dy autorët kanë pasur një konflikt në Rrugën e Elbasanit. Dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajze. Një nga autorët ngacmonte të dashurën e viktimës dhe ky i fundit u takua me dy autorët për t’u sqaruar. Në takimin e parë pati konflikt fizik mes tre personave dhe mbrëmë dy te rinjtë planifikuan sulmin ndaj 19-vjeçarit. Tregon që është një vrasje me paramendim dhe në bashkëpunim, sepse autorët ndoqën lëvizjet e 19-vjeçarit, priten sa të lërë punën, u afrua afër banesës së tij dhe e goditën me hanxhar. Njëri nga autorët u arrestua, ndërsa tjetri është në kërkim.”, u shpreh gazetari në DritareTv./K.C/dritare.net

















