Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si ndodhi aksidenti në Xibrakë, ku humbi jetën miliarderi kinez!

Si ndodhi aksidenti në Xibrakë, ku humbi jetën miliarderi kinez!

Li Jianhong, kryetar dhe president i Xinjiang Grand Scape Group humbi jetën në një aksident automobilistik në Shqipëri, gjatë një udhëtimi pune.

Ngjarja ndodhi të hënën në rrugën nacionale Librazhd–Elbasan, pranë Xibrakës.

Përplasja ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje.

Sipas raportimeve, 60-vjeçari mbeti i vdekur në vend, ndërsa gjashtë persona të tjerë u plagosën.

Si ndodhi aksidenti në Xibrakë, ku humbi jetën miliarderi kinez!

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit tjetër, një 26-vjeçar, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe shkakun e aksidentit./K.C/dritare.net