Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si ishte rrethimi i parë i Krujës!

Si ishte rrethimi i parë i Krujës!

Gazetari dhe fotoreporteri Britanik Robert Hackman nis ciklin e tij të emisioneve për Shqipërinë turistike, këtë të shtunë në Dritare TV. Hackman e nis nga Kruja tregimin e tij të parë. Hackman foli nga Kalaja e Krujës, për betejat më të rëndësishme të Skënderbeut, kundër otomanëve. Ai tregoi për rrethimin e parë të Krujës.

"Gjatë viteve 1400 janë zhvilluar shumë beteja dhe përleshje mes Skënderbeut dhe otomanëve. Por, sot në Krujë do të fokusohem vetëm në rrethimet, në tre rrethimet që otomanët zhvilluan kundër kalasë së tij. Këtë pjesë të historisë do të zbulojmë në Krujë. Pra Kruja, është e vendosur në gjysmë shpatin e një mali.

Ne jemi goxha lart këtu dhe mund të shohim nga lart Krujën. Dhe është nga kjo kala, nga e cila Skënderbeu përtej çdo mundësie, ishte në gjendje të mbronte kalanë e tij nga tri rrethimet otomane. Kalaja nuk u dorëzua kurrë për sa kohë ai ishte në krye. Kjo për shkak të aftësive të tij luftarake, aleancave të tij. Ai ishte tepër diplomatik dhe gjithashtu kishte një njohuri të jashtëzakonshme të terrenit. Kjo i dha atij avantazhe të panumërta kundër otomanëve.

Në 1443 otomanëve iu dha një goditje dërrmuese nga hungarezët në betejën e Nishit , që është Serbia e ditëve të sotme.

Skënderbeu ishte pjesë e atij kontingjenti dhe ai shfrytëzoi rastin të dezertojë nga ushtria otomane, duke marrë me vete edhe të tjerë jeniçerë shqiptarë. Ai nuk e harroi kurrë vendlindjen e tij. Ai u kthye në kalanë e tij për ta mbrojtur kundër sulmeve që po godisnin vendin e tij. Në periudhën kur ai u kthye kishte një konkurrencë mes të tjera familjeve të mëdha. Të gjithë luftonin për udhëheqësin.

Dhe ai e dinte se këto ndarje nuk do të ndihmonin kundër ushtrisë otomane.

Kështu në vitin 1444 ai thirri Lidhjen e Lezhës, që është një qytet pak më në veri të Krujës. Atje ai i bëri të gjithë të vendosnin se duhet të dorëzonin çfarë mjetesh kishin, të dorëzonin armët dhe se ai do të ishte numri një mes të barabartëve. Me fjalë të tjera ai do të ishte Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë. Të gjithë pranuan. Dhe u bënë gati për këtë pushtim të madh që do të ndodhte. Lidhja e Lezhës hodhi themelet për atë që do të ishte një aleancë mes këtyre familjeve për dy dekadat që do të vinin. Kjo është porta e kalasë së Krujës. Le të shkojmë brenda dhe të shohim!

Prej 1444 Lidhja e Lezhës zgjati deri më 1450.

Shumë beteja u zhvilluan mes shqiptarëve dhe ushtrisë otomane. Por në 1450 Sulltan Murati i II-të kishte duruar mjaft. Ai do të zgjidhte një herë e mirë problemin e Shqipërisë, sepse atij i duhej Shqipëria si një vendqëndrim për të sulmuar Italinë. Kështu ai nisi një pushtim masiv në 1450-ën.

Ai e rrethoi këtë kala me topa dhe luftëtarë, në një ushtri prej rreth 100-150 mijë njerëzish në varësi të burimeve që përdornin. Skënderbeu kombinoi forcat mes 10-15 mijë ushtarëve, në një diferencë të madhe. Brenda kalasë u vendosën disa burra, një kontingjent jo i madh, nën komandën e Kontiit.

Plani ishte që Konti do të mbronte kalanë, ndërsa Skënderbeu do të ishte përreth vendit për të penguar ushtrinë otomane sa më shumë të ishte e mundur. Ai u tërhoq drejt malit, pas nesh në mënyrë që të kishte pamje për të komanduar planin dhe të shihte lëvizjet e otomanëve.

Dhe ai do të sulmonte kur të mendonin se kishte një moment dobësie. Ata e shkatërruan tokën, në mënyrë që atyre t’ju duhej të blinin ushqim nga venecianët. Në të njëjtën kohë, shqiptarët vetë, fshatarët, njerëzit që punonin tokat, u përpoqën të sabotonin Otomanët sa më shumë të ishte e mundur. Ata ishin po ashtu pjesë e kësaj qëndrese. Ishte një përpjekje e kombinuar, jo vetëm e luftëtarëve, por edhe e vendasve. Të gjithë ishin ngritur kundër ushtrisë otomane.

Sulltan Murati i II-të u mundua shumë ta kishte kalanë, madje ai u përpoq të korruptonte gjeneralin Konti që mbronte kalanë. Por pa sukses. Ai nuk pati sukses dhe në tetor të 1450-tës ai u tërhoq. Kjo fitore e parë e Skënderbeut ishte vërtetë e rëndësishme, pasi e forcoi atë në sytë e njerëzve të tij dhe po ashtu përpara mbështetësve ndërkombëtarë.

Se ai mund ta bënte këtë punë. Se ai ishe një gjeneral i zoti. Ai ishte një gjeneral aq i zoti sa t’ju shpallte luftë otomanëve. Shpejt pasi Sulltan Murati i II-të u tërhoq, ai vdiq. Dhe djali i tij, pasardhësi i tij Sulltan Mehmeti i II-të nisi luftën.", thotë gazetari britanik Robert Hackman./K.C/dritare.net