
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të Anticiklonit të Azoreve shoqëruar me masa ajrore të thata dhe të ngrohta.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera – herës deri të dendura prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 9 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë./E.P-dritare.net

















