Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shtyhet seanca për dosjen Partizani. Më 11 prill vendoset nëse kalon për gjykim

Shtyhet seanca për dosjen Partizani. Më 11 prill vendoset nëse

Gjykata e Posacme shtyu sërish seanca paraprake për dosjen Partizani. Shkak për shtyrjen kësaj radhe u bë mungesa e avokatit Klodian Skënderaj, i cili përfaqëson dhëndrin e ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezin. Në mungesë të avokatit Skënderaj, gjyqtarja Flojera Davidhi vendosi që ta shtyjë seancën e radhës më 11 prill, ditë që përkon edhe me nisjen zyrtarisht të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.

Më 11 prill ora 10:00 GJKKO do të vendosë nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim, me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi, ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina./L.F-dritare.net