
Shqiptarja më e famshme në botë sot feston 30-vjetorin!
Dritare.net
Sot, më 22 gusht 2025, ylli ndërkombëtar Dua Lipa feston ditëlindjen e saj të 30-të.
Babai i saj dhe njëkohësisht menaxheri, Dukagjin Lipa, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një sërë fotosh të veçanta disa prej tyre të realizuara së bashku me Duan ndër vite, e të tjera nga fëmijëria e këngëtares që tashmë është kthyer në një ikonë botërore.
Në mbishkrimin e publikimit, Dukagjini shpreh emocionet e forta dhe krenarinë e tij për rrugëtimin dhe karakterin e vajzës së tij, duke shkruar:
“Gëzuar 30-vjetorin, dashuria ime! Sot festojmë jo vetëm një përvjetor, por edhe gruan e jashtëzakonshme që je bërë.”
Ai kujton me përzemërsi momentet e para të jetës së saj dhe rritjen që ka parë me sytë e tij:
“Që nga momenti që hyre në jetën time, e mbushe atë me gëzim, krenari dhe qëllim. Të të shihja të rriteshe në një person kaq të fortë, të sjellshëm dhe të suksesshëm ka qenë privilegji më i madh i jetës sime.”
Dukagjin Lipa thekson se pavarësisht suksesit të saj të jashtëzakonshëm në muzikë dhe modë, është zemra, dhembshuria dhe dashuria që Dua Lipa jep, ato që e bëjnë atë vërtet të veçantë.
“Ndërsa hyn në këtë kapitull të ri, mos harro se jeta nuk ka të bëjë vetëm me atë që arrin, por me lumturinë, dashurinë dhe kuptimin që krijon gjatë rrugës. E di që dekada e ardhshme do të të sjellë edhe më shumë gëzim, mençuri dhe përmbushje, dhe unë do të jem gjithmonë këtu, duke të mbështetur në çdo hap të rrugës.”
“Gëzuar ditëlindjen e 30-të, dashuria ime, të dua më shumë sesa mund të shprehin fjalët. Me gjithë zemër, babi.”
Ky dedikim emocional ka prekur fansat në mbarë botën dhe pasqyron lidhjen e fortë familjare që ka shoqëruar suksesin ndërkombëtar të Dua Lipës. Nga Prishtina në skenat më të mëdha botërore, rrugëtimi i saj mbetet një frymëzim për mijëra të rinj – dhe sot, në këtë përvjetor të veçantë, e gjithë bota feston bashkë me të./E.P-dritare.net

















