
Shqiptarja humbi jetën në aksidentin e trenave/ I fejuari: Ishte varur nga dritarja, e mbajta me gjithë forcë!
Dritare.net
I fejuari i shqiptares që humbi jetën në aksidentin tragjik të trenave në Greqi ka folur për herë të parë. Ai tregon momentet e fundit me 23-vjeçaren Ifigjenia Micka. Në një intervistë për televizionin Star, ai rrëfen se bashkë me të fejuarën ndodheshin në vagonin 3 të trenit Intercity 62 dhe po ktheheshin nga Athina, ku kishin qenë për ditën e festës së të hënës së pastër.
“Nga përplasja u thyen xhamat. Ifigjenia u var nga dritarja dhe unë e mbajta me gjithë fuqinë time, bërtisja për ndihmë, në një moment më ndihmoi një fëmijë, e zbritëm dhe e çuam në pikën e parë nga po dilnin njerëzit”, tha fillimisht ai, përcjell dritare.net
“E vendosëm në sedilje, sepse situata ishte shumë serioze dhe nuk doja ta lëndoja më dhe dola për të thirrur zjarrfikësit. U përpoqa të kthehesha, por nuk më lanë dhe më çuan në ambulancë. Që atëherë unë kam humbur gjurmët e saj. Po pyesja dhe askush nuk më përgjigjej”, tha i riu, i cili ka pësuar djegie të lehta në trup.
Sipas tij, Ifigjenia ishte pa ndjenja dhe nuk e dinte se sa e rëndë ishte gjendja e saj. Zjarrfikësit i thanë se do ta merrnin ta nxirrnin jashtë, por nuk e lanë të qëndronte në vendngjarje për të parë nëse e kishin zbritur nga treni.
“E motra i kishte folur pak para se të hipte në tren. Ifigjenia i tregoi se sa bukur kishte kaluar dhe dukej shumë e lumtur. Ajo kontaktoi edhe nënën e tyre dhe i kishte thënë të flinte sepse do të vonohej dhe do ta çonte në shtëpi babai i partnerit të saj. Fatkeqësisht, Ifigjenia ishte në mesin e njerëzve që nuk u kthyen më në shtëpi.”, tha ai./K.C/dritare.net

















