
Shkënda Lili, dedektive private: Shqiptarët nuk divorcohen nga tradhëtia!
Dritare.net
Shkënda Lili e ftuar në "Mëngjesi në Dritare", zbuloi sekretet e një dedektiveje. Sipas saj, të jesh dedektive nuk mjafton vetëm dëshira por duhen kualifikime. Ajo tha se çështjet që trajtohen nuk kanë të bëjnë vetëm me tradhëti bashkëshortore, por edhe me çështje të tjera familjare.
"Të jesh dedektive grua shpeshherë edhe mund të paragjykohesh por me duhet të pranoj që kultura për të pasur ndihmën e një detektivi/je është në rritje në Shqipëri. Çështjet që trajtohen nuk janë vetëm tradhëti bashkëshortore por shpesh është për të mbledhur informacion, për të gjetur njerëz të humbur, për të gjetur adresa, për të mbledhur prova në gjykatë pra një sërë problematikash për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve. Në fillimet e mia gratë kanë qenë më të interesuara por vitet e fundit është shtuar shumë edhe numri i burrave sidomos kur duan te mbledhin prova për divorce. Prindërit janë ndergjegjësuar dhe shpeshherë kam kontribuar në largimin e lëndëve narkotike tek adoleshentët. Por ka pasur edhe raste ku adoleshentet kanë ardhur dhe më kanë kercënuar se pse i kam zbuluar. Tradhtëtia bashkëshortore nuk eshte shkaku kryesor për divorce madje rrallë ndodhin divorce të tilla, më shumë ato vijnë nga dhuna , papunësia dhe probleme ekonomike", tha ajo./P.SH-dritare.net

















