
Serbi/ Vazhdon vala e protestave antiqeveritare, sulmohen zyrat e partisë së Vuçiç në Valjevë!
Dritare.net
Zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandër Vuçiç janë djegur gjatë natës së pestë radhazi të protestave antiqeveritare. Policia në qytetin e Valjevës përdori granata tymuese dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve pasi sulmuan zyrat e partisë. Protesta u zhvilluan në një sërë qytetesh, përfshirë Beogradin.Protestuesit thyen gjithashtu dritaret e selisë së Partisë Radikale Serbe, një partner i koalicionit të SNS-së.
Vuçiç iu përgjigj zhvillimeve të së shtunës në rrjete sociale, duke shkruar se “dhuna është një shprehje e dobësisë totale” dhe duke premtuar se do të “ndëshkojë ngacmuesit”. Ai ka hedhur poshtë vazhdimisht thirrjet për zgjedhje të parakohshme dhe i ka denoncuar demonstratat si pjesë të një komploti të huaj për ta rrëzuar atë.
Protestat në Serbi kanë vazhduar që nga nëntori i kaluar, që nga shembja e tendës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona. Demonstratat e udhëhequra nga studentët kanë qenë kryesisht paqësore deri më tani. Ato u mbajtën në të gjithë vendin dhe tërhoqën deri në disa qindra mijëra njerëz.
Situata u përshkallëzua këtë javë kur grupe mbështetësish të qeverisë, shpesh të maskuar, sulmuan protestuesit.
Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për provokime që synojnë përshkallëzimin e situatës./E.P-dritare.net

















