Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë thanë Zelensky dhe von der Leyen në konferencën për shtyp!

Çfarë thanë Zelensky dhe von der Leyen në konferencën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbajtën sot një konferencë të shkurtër për shtyp, ku theksuan disa nga qëndrimet kyçe lidhur me procesin e paqes dhe të ardhmen e Ukrainës në Europë.

Von der Leyen theksoi se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë garanci sigurie, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën në tërësi. Ajo përsëriti mbështetjen e plotë të Brukselit për integrimin europian të Ukrainës, duke thënë se BE mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj të ardhshëm.

Presidenti Zelensky u pajtua me këtë vizion, duke nënvizuar se është jetike që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vazhdojnë mbështetjen, siç kanë premtuar.

Të dy udhëheqësit theksuan se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme nëse cenohet sovraniteti i Ukrainës. Von der Leyen nënvizoi se kjo është një vijë e kuqe për Bashkimin Evropian.

Lidhur me kërkesën e raportuar të presidentit rus Vladimir Putin për territor në rajonin e Donetskut, Zelensky u shpreh prerazi:

“Kjo është e pamundur sipas kushtetutës ukrainase.”
Në përmbyllje, Zelensky deklaroi se shpreson që vizita e nesërme në Shtëpinë e Bardhë të jetë produktive, ndërsa von der Leyen theksoi nevojën për një "takim trepalësh" mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, si hap tjetër drejt një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit./E.P-dritare.net