Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Samiti i 16 majit. Të gjitha rrugët që do të bllokohen sot dhe nesër!

Samiti i 16 majit. Të gjitha rrugët që do të bllokohen sot

Policia e shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për të garantuar sigurinë e delegacioneve të nivelit të lartë që do të zbresin në Tiranë në 15 dhe 16 maj për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Sheshi “Skënderbej” ku do të zhvillohet samiti do të mbyllet për dy ditë edhe për këmbësorët. Aktiviteti do të zhvillohet brenda një strukture të përkohshme që është ngritur aty, e cilësuar si “Shtëpia e Evropës”.

Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas - Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” - Autostrada “Durrës-Tiranë” - Mbikalimi i Kasharit - Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” - Unaza e Re krahu i Astirit - Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” - Rruga “George W. Bush” - Rruga “28 Nëntori” - Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” - Mbikalimi i Kasharit - Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” - Unaza e Re krahu i Astir - Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) - Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” - Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

Samiti i 16 majit. Të gjitha rrugët që do të bllokohen sot
d. Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” - Rruga George W. Bush” – Rruga e Elbasanit - Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër - Unaza e Re krahu i Astir - Autostrada “Tiranë-Durrës” - Autostrada e re “Thumanë-Kashar” - Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”


Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.

Samiti i 16 majit. Të gjitha rrugët që do të bllokohen sot

Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve luten të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:

a. Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:
o Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;
o Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;
b. Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:
o Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;
o Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” - Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” - degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.
c. Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.
d. Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.
Samiti i 16 majit. Të gjitha rrugët që do të bllokohen sot

III. BLLOKIME TE PARKIMEVE

o Në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë e vlefshme përgjatë ditës së samitit.
o Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.

Më datat 15.05.2025 - 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:
o Në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.
o Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Tower”.
Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete personale në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.

Samiti i 16 majit. Të gjitha rrugët që do të bllokohen sot
I. KUFIZIME TE PJESESHME

Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:

1. Hotel “MAK Albania” - Stadiumi “Air Albania” - Rruga “Dervish Hima” - Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush” - Rruga “28 Nëntori” -Rruga e Dibrës - Rruga “Urani Pano” – aktivitet;
2. Hotel “Marriot” - Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
3. Hotel “Rogner” - Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Gjergj Filipi” -Rruga “Dervish Hima”, - Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
4. Hotel “Plaza” - Rruga “George W. Bush” - Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;
5. Hotel “Xheko Imperial” - Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
6. Hotel “Radison” - Rruga “Hamdi Garunja”-Rruga e “Ullishtes”-Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
7. Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
8. Hotel “Ark Boutique” - Rruga “Ibrahim Rugova” -Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush” -Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
9. Hotel “Diplomat 1” - Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
10. Hotel “Holiday In”, Rinas - Mbikalimi në Qafë Kashar - Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - rrethrrotullimi i Saukut të vjetër - Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës);
(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).
11. Më datë 15.05.2025, nga ora 19:00 – 24:00, do të ketë kufizime të pjesëshme të aksit: “Rruga e Elbasanit – Rrethi i Saukut – Autostradë – Rrethrrotullimi i “TEG” – Rezervat e Shtetit.”

V. NDALIMI, PUSHIMI DHE QËNDRIMI

o Më datat 15.05.205 dhe 16.05.2025, gjatë orarit 06:00-20:00, ndalohet qëndrimi dhe pushimi i automjeteve, nga rrethi i “Ekonomikut” - Rruga e Elbasanit - Rruga “George W. Bush” dhe te i gjithë perimetri që është devijuar../L.F-dritare.net