
Pas shpalljes së kabinetit të ri, Rama takohet me grupin e ri parlamentar të PS
E Mërkurë 10 Shtator 2025, 19:07
Dritare.net
Pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të mbahet nesër në orën 09:45 në Pallatin e Kongreseve dhe ku pritet të shpallet kabineti i ri qeveritar, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim edhe me grupin e ri parlamentar socialist.
Mbledhja me deputetët e zgjedhur nga 11 maji do të zhvillohet gjithashtu në Pallatin e Kongreseve. Grupi i ri parlamentar nuk do të mblidhet në kryesinë e Kuvendit, pasi ligjvënësit e ardhshëm nuk janë betuar ende, proces i cili pritet të ndodhë të premten.
Takimi është parashikuar të mbahet rreth orës 13:00, duke shënuar takimin e parë të kryeministrit Rama me 83 deputetët socialistë të zgjedhur në parlamentin e 11 majit./K.C/dritare.net

















