Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis transformimi i Teatrit “Migjeni”

Nis transformimi i Teatrit “Migjeni”

Teatri “Migjeni” në Shkodër po i nënshtrohet një procesi të rëndësishëm restaurimi dhe modernizimi. Ky është një projekt i financuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

Aktualisht sipas MEKI po kryhet instalimi i sistemeve moderne të kondicionimit, ndërsa shumë shpejt do të ndërhyhet edhe në impiantet elektroteknike të skenës dhe rrjetit, në ndriçim, siguri, si dhe në mobilimin e sallës me ndenjëse të reja.

“Po krijojmë kushte optimale për frekuentimin e teatrit, duke rritur komoditetin e spektatorëve dhe artistëve. Me këto investime po përgatisim terrenin për zhvillimin e më shumë ngjarjeve kulturore, me një rritje të pritshme prej 30% çdo vit,” – u shpreh ministri Gonxhja.

Shkodra, e njohur si “Djepi i Kulturës”, ka qenë gjithmonë një qendër e rëndësishme e zhvillimeve artistike kombëtare. Projekti i restaurimit të Teatrit “Migjeni” pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe në zhvillimin turistik, ekonomik dhe edukativ të qytetit./l.F-dritare.net