Sal Da Vinci rrëmben skenën e Sanremos. Rruga e një legjende!
Dritare.net

Fituesi i Festival di Sanremo 2026 është Sal Da Vinci! Ai triumfoi në edicionin e 76‑të të festivalit me këngën e tij “Per sempre sì”, duke fituar vendin e parë pas një votimi final të kombinuar mes televotimit, jurisë së medias dhe jurisë së radios. “Per sempre sì” u shpall fituese në superfinale, duke lënë pas Sayf në vend të dytë dhe Ditonellapiaga në vend të tretë.
Me këtë fitore, Sal Da Vinci mund të ketë mundësinë për të përfaqësuar Italinë në Eurovision Song Contest 2026 në Vjenë.
Në skenën e Aristonit ai përjetoi emocione të forta teksa cili u përlot kur publiku e duartrokiste gjatë paraqitjes së tij në Festivalin e Sanremos.
Artisti, i cili ka kaluar periudha të vështira në karrierë, u shpreh se suksesi për të nuk është hakmarrje ndaj së kaluarës, por një shpërblim për përkushtimin dhe këmbënguljen. “Jam shumë i lumtur dhe i befasuar nga gjithë kjo jehonë. U emocionova sepse m’u shfaq para syve gjithë rrugëtimi im. Nëse më ndodhi mua, mund t’i ndodhë kujtdo – mjafton të besosh,” tha ai.
“Per sempre sì” në krye të klasifikimeve
Kënga e tij “Per sempre sì” po kthehet në një nga hitet e këtij edicioni, duke u bërë virale jo vetëm për melodinë, por edhe për koreografitë energjike në skenë. Sukseset virale nuk janë të reja për të: në verën e vitit 2024, “Rossetto e caffè” dominoi klasifikimet në Spotify dhe TikTok në Itali, duke marrë edhe çertifikimin platin.
Një karrierë mes muzikës dhe kinemasë
I lindur në vitin 1969 në Nju Jork me emrin Salvatore Michael Sorrentino, Sal Da Vinci u rrit mes skenës dhe artit, falë babait të tij, figurë e njohur e skenegjatës napolitane. Në vitet ’80 ai la aktrimin për t’iu përkushtuar muzikës, ndërsa në vitin 1992 mori pjesë në konkursin “Una voce per Sanremo”.
Dy vite më vonë fitoi Festivalin Italian të Muzikës me këngën “Vera”, duke nisur një seri suksesi që vazhdon edhe sot.
Megjithëse aktualisht i fokusuar te muzika, ai nuk e përjashton rikthimin në kinema. Ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj si Sergio Leone, Carlo Verdone dhe Alberto Sordi. I njohur për rolin në filmin Troppo forte, ai thotë me humor se gjithmonë ka qenë “në anën e së mirës” dhe se roli i të keqit nuk i përshtatet.
“Po udhëtoj me muzikën, që mbetet mikja ime më e madhe,” përfundoi artisti, tashmë sërish në majat e suksesit./L.F-dritare.net