
Sa vota aspiron Rama më 11 maj: Bashkë me diasporën, duam…
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama sot në një takim me kandidatët për deputetë të Tiranës, tha se skuadra e 11 majit është gjithëpërfshirëse, duke përmendur edhe ata që kanë ardhur nga partitë e tjera.
“Kemi një skuadër ku të gjitha moshat, të dyja gjinitë, por në mënyrë të posaçme gratë dhe vajzat kanë mundësi të gjejnë veten dhe të votojnë për veten, ashtu sikundër si asnjëherë më parë PS ka një skuadër ku edhe më të rinjtë janë të mirë përfaqësuar, por ndryshe nga herët e tjera ka edhe një karakteristikë të re, të shumë pritur për mua personalisht, qënë skuadrën e 11 majit ne kemi në ekipin tonë edhe një përbërje domethënë nëse të atyre që kanë kapërcyer nga një anë në tjetrën. Janë me ne pasi kanë parë se sa palidhje, e kotë është të besosh se mund të vijë diçka e mirë për vendin duke dalë e kërkuar vota për ata që janë përballë nesh. Është i mirëpritur nga ne, pasi PS është shumë e me gjerë se perimetri i anëtarësisë së vet”.
Rama shtoi se PS në këto zgjedhje synon 1 milionë vota, bashkë me diasporën.
“Ne jemi këtu, mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë shqiptarëve. Që me votën e diasporës mund të shkojë gati në 1 milionë vota. Pavarësisht dallimeve që mund të kemi për pikëpamjet tona lidhur me një çështje apo një tjetër, në fund ne duhet të jemi të gatshëm që PS t’ia vëmë në dispozicion të gjithë atyre që duan të bashkohen”, u shpreh kryeministri Rama./L.F-dritare.net

















