Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rudina Hajdari: Vjosa Osmani qëndro e fortë, edhe unë kam qenë si ti!

Rudina Hajdari: Vjosa Osmani qëndro e fortë, edhe unë kam

Një ditë më parë, LDK, e ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga të gjitha pozicionet që ajo mbante në parti.

Në lidhje me këtë shkarkim, deputetja demokrate, Rudina Hajdari, e ka përgëzuar Osmanin për qëndrimet e veta, ndërsa thekson se edhe ajo e ka kaluar furinë e baltës nga burrat të cilët e urrejnë mendimin ndryshe në demorkaci.

Postimi i Hajdarit:

Ju përgëzoj Vjosa R. Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta.
‪Ju admiroj për kurajon tuaj.

Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë.

Por ajo që kam mësuar dhe jam e sigurtë ju e dini shumë mirë është se me rëndësi në politikë është vetëm besnikëria ndaj parimeve dhe elektoratit.
‪Qëndro e fortë dhe ju uroj shumë suksese. / I.M-Dritare.net