Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mero Baze: Rezistenca e zyrtarëve të LDK kundër shkarkimit të Vjosës, bën dallimin mes LDK dhe VV!

Mero Baze: Rezistenca e zyrtarëve të LDK kundër shkarkimit

Gazetari Mero Baze, duke komentuar shkarkimin e Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat e LDK, shkruan se ky votim, dhe rezultati i tij 70 me 53 tregoi se brenda LDK ende ka një frymë demokratike.

Baze e krahason shkarkimin e Vjosa Osmanit nga LDK, me të pakënaqurit që u larguan nga Vetëvendosja në 2017.

Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze ka

“LDK ka provuar sot se ka ende frymë demokratike.

Rezultati 70 me 53 është shenjë e një rezistence dhe tradite për të mos shkuar qorrazi pas njëshit të partisë.

Krahasojeni pak me gjyqin e Albin Kurtit ndaj “armiqve” të partisë së tij , që lë në hije dhe gjyqin ndaj Kadri Hazbiut, dhe mbështetjen brenda LDK për Vjosën, për të kuptuar diferencën mes një partie demokratike dhe një partie totalitare.

Biles po deshët dhe diferencën mes tij dhe Isës.”- shkruan Baze. / I.M-Dritare.net