
Rruga e re Bulqizë–Librazhd: Një korridor i ri lindor që lidh Dibrën me Elbasanin
E Hënë 28 Korrik 2025, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një lajm të rëndësishëm për zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik të zonave lindore të vendit. Bëhet fjalë për aksin rrugor të sapo përfunduar Ura e Çerenecit–Zgosht, pjesë e rrugës Bulqizë–Librazhd, i cili tashmë shërben si një korridor i ri lindor që lidh qarkun e Dibrës me atë të Elbasanit.
Ky investim strategjik pritet të sjellë ndikim të madh në turizmin malor, duke afruar më shumë vizitorë me bukuritë natyrore të zonës, si dhe të japë një shtysë të re për ekonominë rurale. Rruga lehtëson lëvizjen e banorëve dhe sipërmarrësve lokalë, duke hapur mundësi të reja për biznese bujqësore dhe agroturizëm në zonat e izoluara më parë./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















