Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rozana Radi: Mos u bëni injorantë, vendosni maskën! Kam miq të moshës sime që janë keq!

Rozana Radi: Mos u bëni injorantë, vendosni maskën! Kam miq

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi përmes një statusi në instagram ka reaguar ashëpr ndaj atyre që e mohojnë koronavirusin, apo që edhe nuk respektojnë masat e vendosura.

Rozana shkruan se ajo ka miq të moshës së saj që janë të shtruar në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Për mua çdo individ, i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “ínjorant” dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët. S’më plas fare për politikë as s’dua t’ia di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafa ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj”, thuhet në postimin e Rozanës./ I.M-Dritare.net