Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rita Ora mbështet Kosovën dhe Shqipërinë: Presim të bëni histori në Botëror!

Rita Ora mbështet Kosovën dhe Shqipërinë: Presim të

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora ka shprehur edhe një herë mbështetjen e saj për kombëtaret shqiptare në futboll, të Kosovës dhe Shqipërisë duke i inkurajuar ato përpara ndeshjeve vendimtare drejt kualifikimit në Kupa e Botës FIFA.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, artistja ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqen përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë, të shoqëruar me sloganet “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”. Krahas imazhit, ajo ka përcjellë edhe një mesazh motivues: “Paçit fat. Shpresoj të bëni histori dhe të arrini kualifikimin në Kupën e Botës”.

Rita Ora mbështet Kosovën dhe Shqipërinë: Presim të

Kombëtarja e Kosova do të përballet me Sllovakia, ndërsa Shqipëria do të luajë sonte kundër Polonisë, në sfida që konsiderohen vendimtare për rrugëtimin drejt Botërorit.

Mbështetja e Rita Orës për ekipet kombëtare shqiptare nuk është diçka e re. Ajo ka shprehur vazhdimisht krenarinë për origjinën e saj dhe ka qenë gjithmonë pranë sportistëve shqiptarë në momente të rëndësishme.

Me këtë mesazh, artistja i bashkohet valës së gjerë të mbështetjes nga tifozët shqiptarë në mbarë botën, duke i dhënë një shtysë morale futbollistëve për të dhënë maksimumin dhe për të synuar një arritje historike./L.F-dritare.net