Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump: Irani do marrëveshje, por ka frikë ta pranojë!

Trump: Irani do marrëveshje, por ka frikë ta pranojë!

Presidenti i Donald Trump ka deklaruar se Irani është i gatshëm për një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht mohimeve të vazhdueshme nga Teherani.

Duke folur në darkën vjetore të mbledhjes së fondeve të Komitetit Kombëtar Republikan të Kongresit (NRCC) në Uashington, Trump u shpreh se Irani “dëshiron shumë të bëjë një marrëveshje”, por sipas tij, autoritetet iraniane kanë frikë ta pranojnë publikisht këtë.

Ai pretendoi se udhëheqësit iranianë druhen si nga reagimi i popullit të tyre, ashtu edhe nga presioni i SHBA-së. Ndërkohë, nga ana tjetër, Irani ka mohuar kategorikisht çdo negociatë direkte me Uashingtonin, duke thelluar kontradiktat mes dy palëve.

Trump e cilësoi situatën në Lindjen e Mesme si një “operacion ushtarak”, duke shmangur termin “luftë”, ndërsa theksoi se SHBA-të kanë arritur “suksese të mëdha ushtarake” kundër Iranit, edhe pse sipas tij, jo të gjitha bëhen publike.

Presidenti amerikan shtoi se Irani do të kishte përdorur armë bërthamore “pa hezitim” kundër SHBA-së, nëse do të kishte mundësi, ndërsa argumentoi se ndërhyrja amerikane ka shmangur një kërcënim global.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni të lartë mes dy vendeve, ku nga njëra anë Uashingtoni flet për negociata dhe marrëveshje të mundshme, ndërsa nga ana tjetër Teherani i mohon ato dhe mbetet skeptik ndaj çdo propozimi amerikan./BBC