Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë pas 5 ditësh ndërprerje

Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë pas 5 ditësh

Pas pesë ditësh mungesë të ujit të pijshëm, ka nisur furnizimi për një pjesë të qytetit të Vlorës, konkretisht zonën e Lungomares. Autoritetet bëjnë me dije se pjesa tjetër e qytetit pritet të furnizohet gradualisht në orët në vijim.

Rikthimi i furnizimit u bë i mundur pas mbërritjes së pajisjeve të porositura nga Turqia, të cilat u përdorën për riparimin e tubacionit kryesor. Gjatë natës, dhjetëra punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë punuan intensivisht për të riparuar çarjen që kishte shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm.

Ndërhyrja teknike përfundoi rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment në të cilin nisi edhe mbushja e depove të ujit. Sipas autoriteteve, furnizimi aktual po kryhet me kapacitet të reduktuar, pasi po testohen pajisjet e reja të instaluara për të garantuar funksionimin e plotë dhe të sigurt të sistemit.

Ujësjellësi u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim, duke siguruar se situata do të normalizohet plotësisht brenda orëve të ardhshme./L.F-dritare.net