Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rezarta Reso: Shqiptarë të Amerikës, bashkohuni që një ditë të na dëgjohet zëri!

Rezarta Reso: Shqiptarë të Amerikës, bashkohuni që një

Rezarta Reso erdhi sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv për të folur për jetën dhe punën e saj në Amerikë. Biblotekarja përcolli dhe një mesazh për shqiptarët e Amerikës, që të bashkohen që një ditë t’u dëgjohet zëri në çdo institucion, kongres apo gjykata të SHBA-së. Zonja Reso tregon se i ndjek vazhdimisht emisionet e gazetares Rudina Xhunga me shqiptarët jashtë Shqipërisë dhe këto lloj emisionesh thotë ajo, duhet t’i bëjnë edhe televizione e portale të tjera, sepse janë një kontribut i madh për suksesin e shqiptarëve.

“Unë do të doja që në 2024-ën komunitetet shqiptare në Amerikë të ishin shumë më të lidhura. Janë të veçanta në shtete të ndryshme. Do doja të shihja një bashkim të të gjitha komuniteteve, myslimane dhe të krishtere. Sepse ne po lëmë një vend të mirë në Amerikë. Unë po shoh me dhjetëra fëmijë të familjeve të ardhura si unë, që po marrin pjesë edhe në Kongresin Amerikan, në gjykata, në organizma financiare të Amerikës. Zëri i tyre është një zë që do te dëgjohet një ditë. Por nëse ata nuk bashkëpunojnë do jenë të veçuar, të ndarë. Është futur ajo fryma që Amerika është një shoqëri individualiste, ku secili punon për veten e vet për të ecur përpara dhe në ketë mënyrë begatohet edhe Atdheu. Por për ne minoritetet e vogla është shumë e domosdoshme të jemi të lidhura. Latinët vijnë nga vende të ndryshme, por lidhen në mënyrë të jashtëzakonshme me njëri-tjetrin edhe pse kanë dallime mes tyre. Nuk mbahet komuniteti vetëm me llafe, por duhet punë. Duhet të organizohesh, të ngresh zërin. Jo vetëm ditën e flamurit të vesh të ngresh flamurin, por të marrësh pjesë në çdo mbledhje të bashkisë dhe të ngresh zërin për çdo problem. Kjo varet dhe nga puna e mediave shqiptare. Ju si gazetare dhe DritareTV po bëni një punë të mrekullueshme. Unë ju ndjek vazhdimisht dhe emocionohem me historitë e shqiptarëve që transmetoni në DritareTv. Do të doja që këtë ta bënin edhe portalet dhe televizionet e tjera. Sepse kështu bashkëpunohet dhe ne përfitojmë nga arritjet pozitive të gjithsecilit dhe shtyjmë njëri-tjetrin për të krijuar dhe për të ndërtuar gjëra më të mira për Shqipërinë tonë.”, tha zonja Reso./K.C/dritare.net