
Rihapet regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë dhe gjimnaz! Ja afati i fundit!
Dritare.net

Ministria e Arsimit përmes një postimi në rrjetet sociale informon prindërit në lidhje me regjistrimin e fëmijëve në shkollë.
Ministria bën me dije se janë rihapur regjistrimet për fëmijët në klasën e parë dhe ata të klasave të dhjeta, dhe sistemi do të jetë i hapur deri më datën 6 shtator.
“Njoftim i rëndësishëm për prindërit. Të dashur prindër!
Ju informojmë se ditën e sotme janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve ne shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proces. Sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.
Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar procesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proces që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit
Klasat I-ra dhe X-ta
Afati i regjistrimit: 2-6 Shtator
Përmes platformës e-Albania”, njofton ministria./M.K-dritare.net

















