Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Regjisori i njohur Piro Milkani, përcillet sot për në banesën e fundit

Regjisori i njohur Piro Milkani, përcillet sot për në

Bota e artit shqiptar është në zi për ndarjen nga jeta të Piro Milkanit, një prej ikonave të kinematografisë dhe artit skenik shqiptar. Regjisori i mirënjohur u nda nga jeta më 24 maj 2025, në moshën 85-vjeçare.

Ceremonia mortore zhvillohet sot, më 25 maj 2025, dhe sipas njoftimit të bërë nga familja e tij:

"Ceremonia e varrimit bëhet në datë 25 maj 2025, në varrezat e Sharrës, Tiranë. Nisja bëhet në orën 13:00 nga Funeral 'Alba 2000', rruga e Durrësit, pranë ish-ambasadës Jugosllave."
Po ashtu, familja ka njoftuar se pritjet për ngushëllime do të mbahen më 27 dhe 28 maj.

I lindur në Korçë më 9 dhjetor 1939, Milkani ishte një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare. Ai studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë dhe më pas kontribuoi në Kinostudion “Shqipëria e Re” si operator dhe regjisor. Ndër filmat më të njohur të tij janë “Zonja nga qyteti”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Pranvera s’erdhi vetëm” dhe “Trishtimi i zonjës Shnajder”.

Përveç karrierës artistike, Milkani ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Çeki (1998–2002) dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë. Ai është nderuar me titullin “Artist i Popullit” në vitin 1987./K.C/dritare.net