
Foto/ Al Bano viziton Sophia Loren në Gjenevë
Dritare.net
Këngëtari italian Al Bano Carrisi vizitoi aktoren legjendare Sophia Loren në shtëpinë e saj në Gjenevë, Zvicër. Lajmi u bë i ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale nga koleksionisti zviceran i makinave, Daniel Iseli, mik i përbashkët i tyre.
Në imazhet e shpërndara, Al Bano shfaqet me kapelën e tij të bardhë karakteristike, ndërsa Sophia Loren, 90 vjeçe, është e ulur në një kolltuk të kuq, me një turban në kokë, një kardigan të bardhë dhe pantallona të zeza. Në një nga fotot, Loren mban duart e dy miqve të saj, duke treguar një lidhje të ngrohtë dhe miqësore.
Sipas postimit të Iselit, vizita zgjati rreth dy orë dhe ishte e mbushur me ngrohtësi, respekt të thellë dhe kujtime të çmuara të momenteve të përbashkëta. Ata ndanë një filxhan kafeje, të qeshura, histori dhe kujtime. Si një shenjë e veçantë miqësie, Sophia Loren nënshkroi disa fotografi nga takimi i tyre i mëparshëm në Romë, duke e bërë këtë moment edhe më të paharrueshëm.
Sophia Loren jeton në Gjenevë prej më shumë se gjysmë shekulli, ku ka lindur edhe dy djemtë e saj, Carlo dhe Edoardo. Ky takim i fundit me Al Bano-n është një dëshmi e lidhjes së tyre të gjatë dhe të sinqertë miqësore./l.f-dritare.net

















