
Lihen në burg “Akili” dhe 5 të tjerë, njëri në detyrim paraqitje
Dritare.net
Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë dy ditë më parë në Gjirin e Lalëzit.
Arrest me burg:
Xhevdet Plaku (“Akili”)
Flobenc Meçja (“Gega” ose “Drini”)
Voltan Xhani
Jugert Xhani
Oltion Hasani
Fatjon Qesja
Detyrim paraqitjeje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit:
Alfred Hasanaj
Më 23 maj 2025, në kuadër të operacionit policor të koduar “Enigma”, u arrestuan shtatë persona në një restorant në Gjirin e Lalëzit. Ndër ta ishte edhe Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili”, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas arratisjes nga burgu i Ankonës në Itali në janar të këtij viti, ku po vuante dënimin për trafik droge. Gjatë arrestimit, Plaku ishte i armatosur me një pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.
Detaje mbi të arrestuarit:
Xhevdet Plaku, 45 vjeç, banues në Durrës, ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për trafik droge. Ai u arratis nga burgu i Ankonës në janar 2025 dhe gjatë arrestimit iu gjet një armë zjarri me fishek në fole.
Flobenc Meçja, 43 vjeç, nga Shkodra, i njohur edhe si “Gega” ose “Drini”, ishte në kërkim nga SPAK për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, iu gjetën dy dokumente të falsifikuara dhe një armë zjarri.
Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet dhe rezident në Holandë, ishte në kërkim për “Trafikim mjetesh motorike” dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”. Iu gjet një armë zjarri në çantën personale.
Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, akuzohet për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Iu sekuestrua një armë zjarri dhe municion luftarak.
Oltion Hasani, 38 vjeç, banues në Mamurras, është nën hetim për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Fatjon Qesja, 36 vjeç, banues në Tiranë, është nën hetim për të njëjtat vepra penale si Hasani.
Alfred Hasanaj, 45 vjeç, banues në Mamurras, është nën hetim për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” dhe ndalim i daljes jashtë shtetit./K.C/dritare.net

















