Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mali i Zi shkurton orarin e punës/ Qeveria projekton 7 orë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Mali i Zi shkurton orarin e punës/ Qeveria projekton 7 orë, Unioni i

Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të një reforme që parashikon shkurtimin e orarit të punës nga 8 në 7 orë në ditë. Kryeministri Milojko Spajić ka deklaruar se modeli që po shqyrtohet do të kënaqë si sindikatat ashtu edhe punëdhënësit. Ai ka shtuar se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë për të finalizuar versionin përfundimtar të kësaj reforme.

Qëllimi i kësaj reforme është të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve, duke ofruar më shumë kohë për familjen dhe duke rritur efikasitetin dhe produktivitetin në punë. Në sektorin publik, orari i punës aktualisht është 8 orë, ndërsa në sektorin privat është 7 orë.

Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi megjithatë ka thënë se nuk ekzistojnë kushtet për të kaluar në orar pune shtatë orë, ndërsa Unioni i Sindikatave të Lira ka thënë se e kupton kundërshtimin e bizneseve, por se beson që shteti duhet të nisë menjëherë punën në këtë drejtim./K.C/dritare.net