Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Universiteti Bujqësor po kthehet në qendër ekselence dhe inovacioni në rajon

Rama: Universiteti Bujqësor po kthehet në qendër ekselence dhe

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, morën pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, e zhvilluar në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT).
Ngjarja mblodhi ekspertë, studiues dhe përfaqësues institucionesh nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, me synim forcimin e bashkëpunimit shkencor për një bujqësi të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama vlerësoi transformimin e UBT-së në një institucion modern dhe të hapur ndaj inovacionit ndërkombëtar, duke përmendur bashkëpunimin e suksesshëm me Universitetin BOKU të Vjenës.
Ai tha se ky partneritet po e shndërron universitetin në një qendër ekselence rajonale, që tashmë po tërheq gjithnjë e më shumë studentë cilësorë dhe po kontribuon në ngritjen e dijes shkencore në sektorin bujqësor.

“Ne duhet t’i japim Universitetit Bujqësor markën e ekselencës, duke e bërë tërheqës për të rinjtë që duan të kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Kjo është rruga drejt një bujqësie të qëndrueshme dhe ekonomie rurale të fortë,” – u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu rëndësinë e investimit në kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin me universitetet ndërkombëtare, si mënyrë për të përballuar sfidat e ndryshimeve klimatike, sovranitetit ushqimor dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Rama vlerësoi drejtimin e universitetit dhe mbështetjen e trupës akademike në procesin e reformimit, duke e cilësuar UBT-në si pararojë të transformimit arsimor dhe rural në Shqipëri. Ai falënderoi gjithashtu partnerët austriakë e gjermanë, Ambasadën Austriake, si dhe Akademinë e Shkencave, për mbështetjen e tyre në këtë proces./L.F-drutare.net