Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prishen vilat pa leje në Farkë!

Prishen vilat pa leje në Farkë!

Aksioni i nisur prej javësh nga Bashkia e Tiranës për lirimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje vijoi në zonën e Farkës.

Forca të shumta të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake rrethuan një kantier ndërtimi me objekte 2-3 katëshe që rezultonte në shkelje flagrante të lejes së ndërtimit.

Aksioni u ndoq nga afër nga Ministrja e Brendshme, znj. Koçiu, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sula, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e IMT-së, Dallëndyshe Bici./dritare.net