
Rama thirrje operatorëve turistikë: Nëse nuk doni kontrolle, paguani detyrimin te bashkia!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron, zhvilluan një takim me turoperatorët dhe kryetarët e bashkive bregdetare për përgatitjet për sezonin veror 2025. Kumbaro tha se këtë vit do të kemi 973 stacione publike plazhi. Kryeministri u tërhoqi vëmendjen operatorëve, kur kërkoi që të deklarojnë të gjitha netët e fjetjes.
“Bëni një hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes. Për t’ju dhënë mundësi që të dilnin faqebardhë, ju kemi ulur TVSH-në prej vitesh, më poshtë se të tëra vendet e tjera. Jua kemi ulur 6% që të deklaroni se sa… nga 10 milionë e 555 mijë turistë në 2023, 3 milionë e ca netë të deklaruara qëndrimi. Është pak problem. Këtë vit do t’ju japim mundësinë që ju të bëni paradeklarim. Nëse nuk doni as kontrolle, deri në maj, do të paguani detyrimin te bashkia. Përgatituni se në 2026 nuk do keni nga të lëvizni më se do fusim platformën digjitale e-visitore.", tha Rama në Vlorë./K.C/dritare.net

















