Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: SPAK bëri sikur 21 Janari nuk ekziston

Rama: SPAK bëri sikur 21 Janari nuk ekziston

Gjatë fjalës përpara familjarëve të viktimave të 21 Janarit, kryeministri Rama kritikoi SPAK-un që vonoi të merrej me çështjen. Sipas kryeministrit, SPAK u soll sikur dosja e 21 Janarit nuk ekzistonte.

"Zoti e di me çfarë guri në zemër unë vi për në këtë godinë kur del drita e ditës së 21 janarit. Është një gur që bëhet gjithnjë e më i madh dhe që me tregon përmes një sëkëlldie, se sa më i madh bëhet çdo 21 janar, zhgënjimi juaj të dashur familjarë, hidhërimi juaj, pengu juaj për mosardhjen e drejtësisë. 15 vjet pa drejtësi janë 15 vite të një padrejtësie të madhe, jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit, 15 vitet e këtij boshllëku janë sa një jetë e jetuar në ankth dhe poshtërim. Atyre ndër ju që ishin gjyshër u ka ardhur koha për tu bërë stërgjyshër, atyre që ishin fëmijë u ka ardhur koha për tu bërë prindër, ndërsa atyre 4 pjesëve të shpirtit tuaj që u janë tretur trupat në dhe nuk u ka ardhur koha të prehen të qetë. As përmbysja e sistemit të vjetër të drejtësisë dhe as rënia e kultit të pandëshkueshmërisë, nuk kanë mjaftuar gjer më sot për ta zhdukur hijen e padrejtësisë mbi 21 janarin. S’ka mjaftuar as vendimi i Strasburgut më shumë se sa dy vite më parë që prokurorët e SPAK t’ia kishin kërkuar gjykatës speciale drejtësinë për 4 vrasjet shtetërorë të 21 janarit, ndërkohë që në emër të drejtësisë, drejtësisë së barabartë për të gjithë. Prej plot 6 vitesh ne u paguajmë rroga ku e ku më të larta se sa vetes dhe presidentit, pa llogaritur justifikimin në durim dhe në heshtje nga na jonë të gabimeve të tyre tejet shqetësuese të një institucioni të ri dhe jetik për shtetin e së drejtës. Drejtësia për 21 janarin të vihet në vend.

Fatkeqësisht, për vite me radhë, edhe vetë SPAK-u bëri sikur kjo çështje nuk ekziston, pavarësisht se bëhet fjalë për kryeçështjen mes çështjeve të lidhura me abuzimet e pushtetit politik në Shqipëri, me të cilat SPAK-u merret drejtpërdrejt, ndërkohë që kur i është dashur, ka hetuar dhe ka ngritur akuza pa humbur asnjë vit apo ka konsumuar kohë dhe energji me vite duke mbajtur peng punë me interes shtetëror dhe punonjës të shtetit në çështje të cilat janë aq të sforcuara sa mund të shkruhen romane satirike, jo vendime fajësie të formës së prerë”, tha Rama./L.F-dritare.net