Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vajza dhe dhëndri i Donald Trump sot në Vlorë!

Vajza dhe dhëndri i Donald Trump sot në Vlorë!

Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, kanë mbërritur këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës, ku priten të zhvillojnë një sërë takimesh private me studio arkitekturore dhe përfaqësues të fushës së zhvillimit urban dhe turistik.

Vizita e tyre lidhet me interesin për projekte të mundshme investimi në Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit, dy hapësira që prej vitesh janë në qendër të debatit publik për zhvillime strategjike dhe turistike.

Vajza dhe dhëndri i Donald Trump sot në Vlorë!

Takimet do të zhvillohen në një prej hoteleve përgjatë Lungomares në Vlorë, larg vëmendjes së mediave dhe publikut. Diskutimet pritet të fokusohen në konceptet arkitekturore, zhvillimin e turizmit elitar, si dhe integrimin e projekteve të reja me trashëgiminë natyrore dhe historike të zonës.

Mbërritja e Trump dhe Kushner në qytetin bregdetar është shoqëruar me masa të shtuara sigurie, të ndërmarra nga Policia e Vlorës. Forcat e rendit janë parë në pikat kryesore të lëvizjes së delegacionit dhe pranë ambienteve ku do të zhvillohen takimet, çka ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe ka konfirmuar karakterin sensitiv të vizitës.

Kushner pritet të qëndrojë gjatë gjithë ditës në Vlorë, ndërsa temat e diskutimit lidhen drejtpërdrejt me projektet e pritshme zhvillimore në qytet dhe zonat përreth, me theks të veçantë në Zvërnec dhe Ishullin e Sazanit, të konsideruara si zona me potencial të lartë strategjik dhe turistik.

Kjo është hera e dytë që çifti viziton Vlorën, çka tregon një interes të vazhdueshëm për këtë rajon dhe për mundësitë e investimeve në të ardhmen./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)