Si i shpëtova 21 Janarit! Flet dëshmitari!
Dritare.net

Sot shënohet 15-vjetori i ngjarjes së 21 Janarit 2011, kur gjatë një proteste para Kryeministrisë në Tiranë humbën jetën katër protestues. Një nga dëshmitarët e ngjarjes ka rrëfyer për DritareTV përvojën e tij dhe momentet kritike që përjetoi atë ditë.
Ai tregon se ka shkuar vetë para Gardës dhe ka organizuar njerëzit, ndërkohë që u hodhën tymuese dhe gaz lotsjellës.
Sipas dëshmitarit, protestuesit u vranë ndërkohë që njerëzit ishin të shpërndarë, dhe përgjegjës për ngjarjen, sipas tij, janë qeveria e asaj kohe, ministri i Brendshëm dhe kryeministri. Ai shprehet se, po të ishte prokuror, këta persona do të ishin në burg për ngjarjet e ndodhura atë ditë.
“Unë isha aty atë ditë dhe sot jam gjallë. I shkova para Gardës, organizova njerëzit. Mbaj mend deputetët që qëndronin aty. Pastaj u hodhën tymuese gjithashtu hodhën gaz lotsjellës. Katër protestues u vranë pasi njerëzit ishin të shpërndarë. Unë e kam parë vetë dhe përgjegjës bëj qeverinë e asaj kohe, ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin. Po të isha unë prokuror, këta persona do të ishin në burg.”-E.P-dritare.net