
Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa furnizim me energji elektrike mbrëmjen e sotme, pas një defekti në një linjë të OST-së, që shkaktoi ndërprerje të rrymës në disa lagje të Tiranës. Deri më tani pa energji janë lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj.
Shkak dyshohet se është bërë djegia e nënstacionit të Njësisë 2.
Sipas njoftimit të bërë nga OSHEE, avaria ka ndodhur në linjën 110kV që furnizon disa nënstacione kryesore, duke përfshirë zonat rreth Ali Demit, Freskut, ish-Uzina Autotraktorëve dhe Brrylin.
“Është shfaqur një problem në linjën 110kV të OST-së, e cila furnizon me energji disa nënstacione të qytetit, kryesisht zonat e përmendura më lart. Po punojmë ngushtë me stafet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit për të gjetur zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur”, njoftoi OSHEE./K.C/dritare.net