Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ja kush hyn sonte në shtëpinë e BBV5!

Ja kush hyn sonte në shtëpinë e BBV5!

Këngëtarja Krusita Stafa pritet të bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP që nga mbrëmja e sotme. Artistja e re, e njohur për talentin dhe zërin e saj të veçantë, hyn në formatin më të ndjekur televiziv në një moment të rëndësishëm të karrierës së saj.

Krusita ka spikatur që në fëmijëri, kur u shpall fituese e “Gjeniu i Vogël 4”, duke u vlerësuar për interpretimin dhe potencialin artistik. Së fundmi, ajo riktheu vëmendjen e publikut në Kënga Magjike me këngën “Akull”, ku u rendit mes finalistëve.

Ja kush hyn sonte në shtëpinë e BBV5!

Me një zë më të pjekur dhe një prezencë skenike më të konsoliduar, “Akull” u konsiderua si një nga këngët më të spikatura të festivalit dhe i solli Krusitës edhe çmimin “Best Artist to Invest”.

Hyrja e saj në Big Brother VIP pritet të sjellë interes të madh, jo vetëm për publikun e muzikës, por edhe për ndjekësit e formatit./dritare.net