Rama: Sa të jem unë, s’do ketë luftë me drejtësinë!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konferencës për shtyp, komentoi nënvizoi rolin e Partisë Socialiste si garant i pavarësisë së gjyqësorit.
Rama theksoi se Shqipëria po kalon një “epokë të re” të drejtësisë, duke përmendur se vendi po respekton standardet evropiane, edhe në situata që mund të duken padrejtësi nga pikëpamja e subjektit politik:
“Ne kemi tonin. Roli ynë është të jemi garant të pavarësisë së drejtësisë, edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie, që nuk ka të ngjashme në Evropë. Pavarësia e gjyqësorit duhet të mbrohet, pa ndërhyrje nga pushteti ekzekutiv apo legjislativ,” tha Rama.
Ai gjithashtu kritikoi kulturën e mediave që shpesh publikojnë vendime bazuar në sekrete hetimore, duke theksuar se kjo nuk i shërben shoqërisë dhe drejtësisë së pavarur.
Kryeministri nënvizoi se PS do të qëndrojë “garant” i pavarësisë së gjyqësorit dhe se vetëm duke respektuar këtë pavarësi, Shqipëria mund të ecë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ai vuri në dukje se ndërtimi i një drejtësie të pavarur kërkon kohë, durim dhe vendosmëri, duke forcuar aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve./L.F-dritare.net